Holanda do të udhëtojë drejt Botërorit 2026 me ambicie të mëdha për të shkruar historinë dhe për të fituar për herë të parë Kupën e Botës. Pas 3 finaleve të humbura në vitet 1974, 1978 dhe 2010, “Tulipanët” shpresojnë që turneu në Amerikën e Veriut të jetë momenti i shumëpritur i triumfit.
Skuadra holandeze siguroi kualifikimin në mënyrë bindëse, duke e mbyllur fazën eliminatore pa asnjë humbje. Holanda realizoi 27 gola në tetë ndeshje, duke konfirmuar formën e mirë dhe potencialin ofensiv para nisjes së turneut.
Në shortin e Botërorit 2026, Holanda është pjesë e Grupit F, ku do të përballet me Suedinë, Japoninë dhe Tunizinë. Grupi konsiderohet mjaft konkurrues, pasi Suedia sjell eksperiencë të rëndësishme europiane, Japonia mbetet një nga kombëtaret më të forta të Azisë, ndërsa Tunizia njihet për forcën dhe disiplinën taktike.
Pavarësisht rivalëve të fortë, Holanda hyn në këtë Botëror me objektiva të qarta dhe besimin se mund të thyejë “mallkimin” e finaleve të humbura.
Ndërkohë, trajneri Ronald Kuman ka publikuar listën me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë Holandën në Kupën e Botës 2026. Në listë bëjnë pjesë emra të rëndësishëm si Frenki de Jong, Jurrien Timber dhe Memfis Depaj, ndërsa bie në sy mungesa e Zheremi Frimpong të Liverpulit, i cili ka mbetur jashtë grumbullimit.
Lista e Holandës:
Portierët: Mark Fleken (Bajer Leverkusen), Robin Roefs (Sandërlend), Bart Verbrugen (Brajton)
Mbrojtësit: Natan Aké (Mançester Siti), Denzel Dumfris (Inter), Jorrel Hato (Çelsi), Jurriën Timber (Arsenal), Miki van de Ven (Totenhem), Virxhil van Dajk (Liverpul), Zhan Pol van Heke (Brajton), Mats Vajfer (Brajton)
Mesfushorët: Frenkiede Jong (FC Barcelona), Marten de Run (Atalanta), Rajan Gravenbersh (Liverpul), Xhastin Klaivert (Bërnmuth), Teun Kupmeiners (Juventus), Tixhani Reijnders (Mançester Siti), Gus Til (PSV), Kuinten Timber (Olimpik Marsejë)
Sulmuesit: Brajan Brobi (Sandërlend), Memfis Depaj (Korinthians), Kodi Gakpo (Liverpul), Noa Lang (Gallatasaraji, i huazuar nga Napoli), Doniell Malen (Roma), Krisensiio Samervill (Uest Hem), Ut Ueghorst (Ajaks)
Lini një Përgjigje