TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2026, 18:34

Shqipëria U21 miqësore luksi me Italinë U21, “axurrët” luajnë me ‘rezervat’ dhe grumbullojnë edhe një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria U21 miqësore luksi me Italinë U21,
kristian cama, italia u21

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë më 8 qershor një ndeshje miqësore ndaj Italisë U-21, por kundërshtari që do të zbresë në fushë nuk do të jetë formacioni i zakonshëm i të rinjve italianë.

Sipas vendimit të trajnerit Silvio Baldini, një pjesë e lojtarëve kryesorë të Italisë U-21 janë grumbulluar me përfaqësuesen A për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Luksemburgut. Për këtë arsye, skuadra që do të përballet me Shqipërinë do të jetë një version alternativ i Italisë U-21.

Drejtimi i ekipit për këtë miqësore i është besuar trajnerit të Italisë U-20, Karmine Nunciata, i cili ka përzgjedhur kryesisht lojtarë të rinj dhe alternativa të zakonshme të ekipit U-21. Shumë prej tyre aktivizohen në akademitë e klubeve italiane ose luajnë në Serinë B dhe Serinë C.

Mes emrave të grumbulluar bie në sy edhe një futbollist me origjinë shqiptare. Kristian Cama, mbrojtësi i Romës, është pjesë e listës së Italisë. Edhe pse me origjinë shqiptare, ai ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë dhe prej vitesh aktivizohet me kombëtaret e moshave të këtij vendi.

Lista e Italisë U21:

Portierë: Diego Maskardi (Specia), Lapo Siviero (Torino), Lorenco Torriani (Milan)

Mbrojtës: Uisdom Amej (Pianese), Adam Bakoune (Monza), Gabriele Kalvani (Frozinone), Kristian Cama (Roma), Nikolo Fortini (Fiorentina), Gabriele Guarino (Empoli), Brando Moruci (Empoli), Xhakomo Stabile (Bari).

Mesfushorë: Tomaso Berti (Çezena), Aron Çiamaljikela (Juve Stabia), Leonardo Kolombo (Monza), Matia Manini (Juve Stabia), Fabio Rispoli (Katanzaro), Kevin Zeroli (Juve Stabia)

Sulmues: Gabriele Alesi (Katanzaro), Mateo Lavelli (Inter), Alvin Okoro (Juve Stabia), Simone Pafundi (Sampdoria), Emanuele Rao (Bari), Dominik Vavasori (Atalanta).

shqipëria u21 italia u21 ndeshja miqësore kristian cama

Lini një Përgjigje