Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, publikoi të hënën listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovenisë dhe Italisë, që do të zhvillohen më 5 dhe 8 qershor.
Mes emrave të përzgjedhur bie në sy edhe ai i Dario Dakës, mesfushorit të Vorës, i cili është shpërblyer me një ftesë në ekipin kuqezi pas paraqitjeve pozitive në kampionatin “Abissnet Superiore”.
Klubi i Vorës reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë grumbullim si një vlerësim për punën, përkushtimin dhe performancën që lojtari ka treguar gjatë këtij sezoni.
Në reagimin e klubit, drejtuesit i uruan Dakës suksese me fanellën e Kombëtares, duke shprehur bindjen se ai do të japë një paraqitje dinjitoze në dy sfidat miqësore të muajit qershor.
Lini një Përgjigje