TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2026, 19:42

Mundësia e madhe për të “rrëmyer” talentin shqiptar, SHBA-ja i jep ‘asist’ kuqezinjve para Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
Mundësia e madhe për të “rrëmyer” talentin
adri mehemti

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar vetëm pak orë më parë listën e futbollistëve të grumbulluar për Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë. Mes emrave të munguar bie në sy edhe talenti shqiptar, Adri Mehmeti.

17-vjeçari, i cili po zhvillon një sezon pozitiv me New York Red Bull në MLS, nuk është përfshirë nga trajneri Mauricio Pochettino në listën përfundimtare të SHBA-së. Vendimi ka surprizuar jo pak, sidomos duke marrë parasysh interesimin që disa prej klubeve më të mëdha evropiane kanë shfaqur për sulmuesin e ri.

Sipas raportimeve, Bayern Munich, Arsenal dhe PSG janë ndër skuadrat që po monitorojnë nga afër paraqitjet e Mehmetit në kampionatin amerikan.

Deri më tani, futbollisti ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të SHBA-së, por ende nuk ka debutuar me kombëtaren e parë. Kjo situatë mund të hapë rrugën për Kombëtaren shqiptare, e cila tashmë ka një mundësi konkrete për të bindur talentin të zgjedhë fanellën kuqezi.

Një rikthim i Mehmetit te Shqipëria nuk do të ishte diçka e re, pasi ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve shqiptare të moshave, konkretisht me ekipin U-15 gjatë vitit 2023.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të ndërmarrë hapa konkretë për të afruar një nga talentet më premtues të momentit.

Mundësia e madhe për të “rrëmyer” talentin

adri mehmeti talenti shqiptar shba

Lini një Përgjigje