
Mbrojtësi i Lutonit, Tom Lokier, ra pa ndjenja në fushë në ndeshjen e Premier Ligës kundër Bërnmuthit.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 62, teksa mjekët vrapuan në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Të dyja skuadrat u kthyen më pas në dhomat e zhveshjes përpara se Lokier të nxirrej nga fusha i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në stadiumin Vitality.
Një përditësim i menjëhershëm nga llogaria e Luton në platformën X ka thënë: “Ka një ndërprerje të ndeshjes pasi Tom Lokier kërkon kujdes mjekësor. Ne jemi të gjithë me ty, Loks”.
Më pas është konfirmuar se mbrojtësi është “i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm”.
Tifozët shkruan në rrjetet sociale për të uruar Lokier: “Të gjithë me Tom Lockier”.
Një i dytë komentoi: “Shpresoj se gjithçka është në rregull me Tom Lokier.”
Një i tretë shkroi: “Lutjet tona për Tom Lokier. Shpresoj që ai të jetë mirë!”
Një i katërti tha: “Lutem që Tom Lokier të jetë mirë”.
Lini një Përgjigje