TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2023, 21:30

Mbyllën sezonin e dytë radhazi në Ligën e Konferencës, publikohet shifra e majme që ka arkëtuar Ballkani në fazën e grupeve

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllën sezonin e dytë radhazi në Ligën e Konferencës,

Ballkani i Ilir Dajës mbylli dje aventurën e dytë radhazi në Ligën e Konferencës. Klubi suharekas ishte në lojë për kalimin e grupit, para se Dinamo e Zagrebit të shënonte 3 gola radhazi në pjesën e dytë për të fituar 3-0.

Djemtë e Ilir Dajës megjithatë duhet të jenë krenar për çfarë kanë arritur këto dy sezone. Kjo sepse Ballkani ka mundur të arkëtojë rreth 8.2 milionë euro nga rrugëtimi në Europë.

Kujtojmë se dhe në Kosovë, Ballkani është shpallur kampion në të dy sezonet. Ndërkohë sërish synon, pasi ndodhet në vendin e parë me 7 pikë larg ndjekësit më të afërt Dritës.

Një ecuri vërtetë spektakolare kjo e klubit nga Suhareka, që po shndërrohet në një model suksesi jo vetëm për ekipet e futbollit kosovar, por edhe për ato shqiptar. 

ballkani skuadra kosovare liga e konferencës

Lini një Përgjigje