
Taulant Seferi duket se po gjen formën e tij më të mirë pas një fillimi të vështirë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe ku firmosi pak muaj më parë për skuadrën e Bani Jas.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tashmë po shënon rregullisht me ekipin e tij dhe sot realizoi atë që ishte goli i tretë në 4 ndeshjet e fundit, duke çuar në 6 bilancin e tij sezonal në 11 ndeshje të luajtura.
Në sfidën e luajtur kundër pretendentëve për titull të Shabab Al Ahli, Seferi shfrytëzoi më së miri një pasim në minutën e 58 të sfidës, duke kontrolluar me të djathtën për të shmangur një mbrojtës e pastaj për të lënë në vend portierin me një gjuajtje me këmbën tjetër, duke shkurtuar përkohësisht diferencën në 2-1.
Në sezonin e kaluar, Seferi shënoi 13 gola në 28 ndeshje për skuadrën e Vorskla Poltavës në kampionatin ukrainas të futbollit.
سولجمانوف يقلص الفارق ويسجل هدف بني ياس الأول في مرمى شباب الأهلي في الدقيقة 58#بني_ياس_شباب_الأهلي #دوري_أدنوك_للمحترفين pic.twitter.com/5eRmPqtUuw
— رياضة – مركز الاتحاد للأخبار (@AletihadSport) December 15, 2023
Lini një Përgjigje