TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2023, 17:16

Duka në Shkodër për ringritjen e sportit, Benet Beci: Do të ndërtohen 5 fusha me infrastrukturë moderne (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Duka në Shkodër për ringritjen e sportit, Benet Beci: Do të

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku u diskutua në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e futbollit dhe projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Duka në Shkodër për ringritjen e sportit, Benet Beci: Do të

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri dhe përfaqësues të FSHF-së. Pasi e falënderoi kryebashkiakun Beci për mikpritjen e ngrohtë, Presidenti Duka vlerësoi gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të çuar përpara iniciativa të rëndësishme për të mbështetur rritjen e futbollit shkodran.

Duka në Shkodër për ringritjen e sportit, Benet Beci: Do të

Një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara ishte menaxhimi i stadiumit “Loro Boriçi” dhe gjetja e një formule sa më të përshtatshme mes Bashkisë dhe klubit Vllaznia në mënyrë që impianti të jetë sa më funksional dhe në eficiencë të plotë. Presidenti Duka tha se është me rëndësi që të gjitha ambientet e stadiumit të rigjallërohen dhe të jenë në funksionalitet të plotë gjatë gjithë kohës.

Duka në Shkodër për ringritjen e sportit, Benet Beci: Do të

Gjatë takimit u shqyrtua edhe projekti që ka klubi i Vllaznisë për të ndërtuar një park rinor sportiv, një kompleks modern që mund t’i japë një hov të madh zhvillimit të futbollit në qytetin verior.

Duka në Shkodër për ringritjen e sportit, Benet Beci: Do të

Kryebashkiaku Beci është shprehur i gatshëm që këtij projekti t’i vihet në dispozicion trualli në ish-Uzinën e Telave për këtë projekt madhor, që konsiston në ndërtimin e një kompleksi sportiv, hotelerie dhe shërbimesh ku përfshihen të paktën 5 fusha me përmasa standarde, që do të shërbejnë për stërvitjen e ekipeve të Vllaznisë dhe organizimin e kampionateve të moshave, duke ofruar një infrastrukturë moderne.

 

armand duka presidenti i fshf benet beci kryebashkikaku i shkodrës

Lini një Përgjigje