TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2023, 23:01

Dorëzohen kampionët e Kosovës, aventura e Ballkanit në Ligën e Konferencës përfundon me disfatë

Shkruar nga Pamfleti

Dorëzohen kampionët e Kosovës, aventura e Ballkanit në

Ballkani përfundon aventurën në Ligën e Konferencës. Në ndeshjen e fundit të grupeve, humbja 3-0 ndaj Dinamos së Zagrebit në “Stadion Maksimir" (Zagreb), i rendit përfundimisht në vendin e fundit me vetëm 4 pikë.

Skuadra kroate e nisi takimin me shumë dëshirë, duke iu afruar golit që në minutën e nëntë. Jashanica e ekzagjëroi me mbajtjen e topin, me lojtarët e Dinamos së Zagrebit që pavarësisht rastit të artë, nuk e shfrytëzuan si duhet mundësinë. Dellova u shndërrua në hero, duke devijuar topin. Skuadra e Ilir Dajës vuajti në 45 minutat e para, edhe në sulm. Ekipi nga Suhareka nuk goditi asnjëherë portën e mbrojtur nga portieri Zagorac.

Në minutën e tretë shtesë të fraksionit, një zbritje e shpejtë e djemve të Sergej Jakiroviç nuk u finalizua me gol. Goditja e Gabriel Vidoviç nuk pati forcën e duhur, e menjëhershme ishte përgjigja e portierit Enea Koliçi.

Në pjesën e dytë, Ballkani u zgjua dhe insistoi për golin. Në minutën e 60, Enea Koliçi vërtetoi se ishte në një natë të mirë, pasi i mohoi kundërshtarit golin pas dy goditjeve të njëpasnjëshme.

Rezistenca mysafire ra në 20 minutat e fundit, teksa realizuan Periç dhe dopietë e Petkoviç. Në këtë grup kualifikohen Plzen dhe Dinamo e Zagrebit, ndërsa Ballkani duhet të provojë përsëri vitin tjetër.

 

ballkani dinamo zagreb liga e konferencës

Lini një Përgjigje