TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2023, 22:12

“Po rikthehet, por nuk është e lehtë”, Silvinjo komenton ftesën për Brojën në kombëtare: Është i fortë teknikisht dhe i një kalibri tjetër

Shkruar nga Pamfleti

“Po rikthehet, por nuk është e lehtë”, Silvinjo

Trajneri Silvinjo është rikthyer të flasë për sulmuesin Armando Broja, teksa theksoi se për momentin më e rëndësishme është që ai të gjejë formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

Sa i përket Brojës, është një futbollist shumë i fortë teknikisht, i një kalibri tjetër. Ka pasur një dëmtim të rëndësishëm, që e mbajti larg fushave 10-11 muaj. Po rikthehet, por nuk është e lehtë. I duhet që të rikuperohet avash-avash dhe të marrë kohën e tij për të luajtur rregullisht. Ai është i fortë dhe do të bëjë mirë në muajt e ardhshëm. Situata e tij ka qenë e vështirë dhe duhet të kujdeset për shëndetin e tij, të rigjejë ritmin dhe sigurisht që mund të vijë në kombëtare”, u shpreh Silvinjo.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/a-do-te-fluturoje-broja-ne-gjermani-silvinjo-zbulon-kush-do-te-jete-pjese--i199323

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/kombetarja-i-ka-dyert-e-hapura-edhe-per-gruden-silvinjo-driblon-kontraten--i202259

trajneri i shqipërisë silvinjo armando broja

Lini një Përgjigje