
Ardon Jashari është një prej talenteve të së ardhmes së Zvicrës. Lojtari me origjinë shqiptarë aktualisht është pjesë e Luzernit në kampionatin zvicerian.
Madje 21-vjeçari i dalë po nga akademia e Luzernit mban shiritin e kapitenit, teksa me paraqitjet e tij ka zgjuar interesin e disa skuadrave në kampionatet kryesore. Jasharin e duan në La Liga, Seria A, Premier Liga, por jo vetëm.
Sipas “Sport Bild” tashmë për të interesim ka edhe nga Bundesliga. Bëhet fjalë për Frajburgun, me drejtuesit e skuadrës gjermane që shikojnë te Jashari, lojtarin e duhur për skuadrën e tyre. Përveç Frajburgut, për Jasharin ka interesime edhe nga Vijarreali, Bolonja dhe Uest Hemi.
Kujtojmë se 21-vjeçari ia ka dalë të shënojë 4 gola dhe të dhurojë 2 asiste në të gjtiha ndeshjet ku ka luajtur me Luzernin, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.
Lini një Përgjigje