
Një superkompjuter ka parashikuar se Arsenali do të fitojë Champions League.
“Topçinjtë” u rikthyen në kompeticion këtë sezon për herë të parë që nga 2016-2017. Skuadra e Mikel Artetës ka marrë katër fitore nga gjashtë ndeshjet e luajtura në grup.
Ata madje u kualifikuan me një ndeshje para kohe, pasi mposhtën skuadrën e Ligës 1 Lens muajin e kaluar.
Superkompjuteri i krijuar nga OLBG ka parashikuar që “Gunners” të fitojnë Champions League pas analizimit të të dhënave nga të gjitha rezultatet e fazës së grupeve.
Arsenalit i janë dhënë 22% shanse për triumf në Europë këtë sezon, dy për qind më mirë se skuadra tjetër më e mirë, Mançester Siti.
Fituesit në fuqi të trofeut me “veshë të mëdhenj” është kampion në fuqi dhe ka impresionuar në Grupin G me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje, hera e parë që ata e kanë arritur këtë sukses.

Bajerni i Mynihut është në vendin e tretë me 15 për qind shanse për të fituar, ndërsa Reali i Madridit është skuadra e katërt më e mundshme për të ngritur trofeun në stadiumin “Wembley” në maj.
Skuadra e Karlo Ançelotit ka 12 për qind shanse.
Barcelona dhe PSG janë favoritët e radhës me shtatë për qind shanse, pavarësisht faktit se kampionët e Francës vuajtën për t’u kualifikuar nga grupi i tyre.
Një short i simuluar i 1/8-ave të Champions League ka vënë përballë Arsenalin kundër PSG-së, ndoshta një nga kundërshtarët më të ndërlikuar me të cilët londinezët mund të përballen në raundin tjetër.
Lini një Përgjigje