TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Dhjetor 2023, 15:31

U shkarkua nga Tirana pas rezultateve zhgënjyese, Orges Shehi fiton gjyqin dhe del trajner i lirë, Partizani “fërkon duart”

Shkruar nga Pamfleti

U shkarkua nga Tirana pas rezultateve zhgënjyese, Orges Shehi fiton gjyqin

Orges Shehi ka dalë trajner i lirë, me durrsakun që nuk është më nën kontratë nga Tirana. Mësohet se tekniku ka fituar gjyqin me FSHF-në në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i cili tashmë nuk është më i pezulluar.

Gjithashtu, ai është paguar deri në tetor kur ka qenë në detyrë dhe jo për një vit të plotë sa pretendoi në fillim. Tashmë Shehi është një trajner i lirë dhe mund të firmosë me cilin klub të dojë, teksa në skenë për të kanë dalë Partizani dhe Shkëndija e Tetovës.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/klauzole-anti-partizan-tirana-i-ben-bllokade-orges-shehit-shte-i-pezulluar-i191708

Ishte rasti i parë në historinë e futbollit shqiptar që një klub pezullonte trajnerin dhe do ta paguante gjatë gjithë sezonit deri në përfundim të kontratës, por Shehi këtë vendim e ankimoi dhe tashmë është i lirë.

Gjithashtu ai ka fituar rreth 30 milionë lekë nga 90 që ka pretenduar, me rrogën 1 milionë lekë të vjetra deri në maj dhe afërisht 19 milionë lekë për performacen që e ka pasur në kontrate.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/shehi-merr-hapa-konkrete-dhe-dergon-tiranen-ne-federate-partizani-kerkon-m-i195025

orges shehi ish-trajneri i tiranës

Lini një Përgjigje