
Federata e Futbollit e Anglisë thuhet se ka nisur kontaktet me trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiola, përpara startit të Kampionatit Evropian vitin e ardhshëm.
Sipas ESPN, Guardiola nuk pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re me kampionët e Premier Ligës, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2025.
Gjithashtu thuhet se Guardiola mund të kërkojë të marrë drejtimin e ndonjë kombëtareje pas largimit nga Siti. Ai ka qenë i lidhur si me Brazilin ashtu edhe me kombëtaren amerikane vitet e fundit.
Spanjolli e ka patur “ëndërr” për të menaxhuar një kombëtare.
“Në jetën tonë ne kemi ëndrra për atë që do të donim të bënim në të ardhmen, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë”.
“Unë do të doja të luaja një Botëror dhe një Kampionat Evropian. Do të doja ta jetoja atë situatë. Kur shoh Kupën e Botës, doja të isha atje. Kisha vetëm një shans për ta bërë atë si një lojtar”.
“Në tetë, 12, 14 vjet ndoshta mund të ndodhë. Është thjesht një ëndërr që kam si menaxher dhe person. Ndoshta ndodh, ndoshta jo”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp në vitin 2018.
52-vjeçari, i cili në muajin nëntor rinovoi edhe për 2-vite kontratën me Sitin, është paralajmëruar për një ofertë nga kombëtarja e Anglisë.
Kontrata e teknikut aktual të “Tre Luanëve” skadon pas “EURO 2024” dhe “Daily Mail2 pretendon se ai do të largohet nga pozicioni i tij pas turneut në Gjermani.
Federata Angleze thuhet se është e interesuar, me një raport nga “Todofichajes” që pretendon se Federata e Futbollit ka mbetur në kontakt me Guardiolën në lidhje me marrjen e rolit pas turneut të verës së ardhshme.
Ata thonë se e ardhmja e Sauthgejt nuk është e sigurt dhe nëse ai nuk e fiton titullin, atëherë FA mund të bëjë një lëvizje, pasi ata mendojnë se Guardiola është personi i duhur për të “drejtuar projektin e ri”.
Ish-trajneri i Barcelonës, i cili u emërua trajner i Sitit përpara sezonit 2016-2017, ka fituar pesë tituj të Premier Ligës që nga ardhja e tij në “Etihad Stadium”.
Ai gjithashtu udhëhoqi klubin drejt trofeut të parë të Ligës së Kampionëve në vitin 2023 falë fitores 1-0 ndaj Interit në finalen e Stambollit./Telegrafi
Lini një Përgjigje