TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2023, 17:12

Guardiola dhe dy italianë, FIFA shpall 3 finalistët për çmimin prestigjioz të vitit

Shkruar nga Pamfleti

Guardiola dhe dy italianë, FIFA shpall 3 finalistët për

Pep Guardiola, Simone Inzagi dhe Luçiano Spaleti, këto janë tre emrat e finalistëve që do të garojnë për titullin trajnerit më të mirë të vitit, “FIFA The Best” 2023.

Një plus i madh për futbollin italian, pasi në podium janë dy trajnerë italianë, të cilët kanë bërë gjithçka mirë me klubet e tyre përkatëse, Napolin dhe Interin.

Ky është një çmim që FIFA e jep çdo vit për kategoritë e ndryshme falë votimit online të tifozëve, gazetarëve të specializuar dhe trajnerëve e kapitenëve të të gjitha ekipeve kombëtare të vendeve të anëtarësuara në organizimin ndërkombëtar të futbollit.

Favorit për ta fituar këtë çmim është spanjolli Pep Guardiola, pasi ai fitoi me tripletën e famshme me Mançester Sitin, duke ngritur në qiell trofeun e Champions League, Premier Ligës dhe Kupës së Anglisë sezonin e kaluar.

Guardiola dhe dy italianë, FIFA shpall 3 finalistët për

fifa luçiano spaleti pep guardiola simone inzagi

Lini një Përgjigje