TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2023, 23:09

Champions League/ Junajtid e mbyll me turp, Kopenhagen bën çudinë ndaj Gallatasarajit, Reali dhe Napoli bëjnë detyrat

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Junajtid e mbyll me turp, Kopenhagen bën

Grupi A i Ligës së Kampioneve është mbyllur në mënyrën më të paparashikuar të mundshme, pasi Mançester Junajtid ka përfunduar në vendin e katërt dhe i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion.

“Djajtë e kuq” duhej të mundnin Bajernin e Mynihut e kualifikuar që të kishin shanse për vazhdimësinë në Champions apo për të shkuar në Ligën e Europës. Por ata janë mundur në shtëpi falë golit të Koman në një ndeshje ku rrallëherë tentuan portën e kështu, mbyllin si mos më keq këtë pjesëmarrje.

Në Ligën e Kampioneve ndërkohë do të vazhdojë Kopenhagan, pasi danezët kanë mundur në ndeshjen direkte në shtëpi Gallatasarajin, duke siguruar biletën për në 16, kurse turqit do të luajnë në Ligën e Europës.

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në shtëpi ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e fundit të grupit, duke e mbyllur këtë fazë, në vendin e dytë. Pavarësisht përpjekjeve, zikaltërit e Inzagit, nuk arritën të zhbllokonin duelin. Edhe pse me pikë të barabarta, vendi i parë u mbajt nga spanjollët me golavarazh më të mirë. 

Ndërkohë përsa i përket duelit tjetër mes Salcburgut dhe Benfikës, skuadra portugeze arriti të triumfonte me rezultatin 1-3, duke u renditur në vendin e tretë, e dërgon në fazën e 1/16-ave të Ligës së Europës. Falë golit të shënuar në minutën 90+2 nga Kabral, Benfika arriti të ngjitej në vendin e tretë. 

Në grupin C, Reali i Madridit e mbyllin me pikët e plota, pasi triumfuan 2-3 ndaj Unionit të Berlin në Gjermani. Avancon më tej edhe Napoli si vend i dytë, pas suksesit 2-0 ndaj Bragës, me këta të fundit që janë të detyruar të kënaqen me vendin e 3.

inter real madrid bajerni i mynihut napoli champions league

Lini një Përgjigje