TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2023, 21:50

“Ishte grusht ndaj njerëzimit”, Çalhanoglu komenton incidentin në Turqi: Jam ende i tronditur

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte grusht ndaj njerëzimit”, Çalhanoglu komenton

Futbolli turk u shokua mbrëmë nga një incident. Presidenti i Ankaraguçu, Faruk Koca goditi me grusht arbitrin Halil Umut, menjëherë pas ndeshjes me Rizerspor. Shkak u bë një penallti e akorduar në fund, çka bëri që ndeshja të mbaronte 1-1.

Në Turqi ka patur shumë reagime, ka folur edhe Erdogan, por jo vetëm. Mesfushori turk i Interit, Hakan Çalhanoglu ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Jam ende i tronditur nga ajo që pashë. Dënoj sulmin ndaj Halil Umut. Ngjarje të tilla shfaqen si goditje jo vetëm për një gjyqtar, por edhe për themelet e njerëzimit”, ka shkruar mesfushori turk.

hakan çalhaoglu mesfushori turk

Lini një Përgjigje