TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2023, 21:02

Champions League/ Ramos nuk i mjafton Seviljas, andaluzët jashtë kompeticionit europian, paqe mes PSV dhe Arsenalit

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Ramos nuk i mjafton Seviljas, andaluzët jashtë

Sevilja e ka mbyllur shumë më shpejt se sa pritej praninë e saj në aktivitetet ndërkombëtare në këtë sezon, pasi ka dalë e fundit në Grupin B në pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve.

Skuadra spanjolle, fituese në fuqi e Ligës së Europës, nuk ia doli as të renditej në vendin e tretë në grup duke mos arritur të luajë në Ligën e Europës, pasi u mund 2-1 nga Lensin, në një sfidë ku rrugën e rrjetës për andaluzët e gjeti vetëm Serxho Ramos me penallti.

Ndërkohë, PSV dhe Arsenali e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën mes tyre për statistikë, pasi “Topçinjtë” ishin të sigurt për vendin e parë në grup dhe holandezët të dytët.

Champions League/ Ramos nuk i mjafton Seviljas, andaluzët jashtë

sevilja arsenal psv lens championsl league

Lini një Përgjigje