TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2023, 20:13

Do të përballen në Kupë me superfuqinë e futbollit francez, festë e çmendur e lojtarëve të skuadrës së kategorisë së gjashtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Do të përballen në Kupë me superfuqinë e futbollit

Kupa e Francës këtë edicion ka pasur shumë surpriza pasi në raundet e para, mes kategorive amatore, kanë qenë shumë skuadra të vogla, të cilat kanë ecur duke arritur deri në fazën e 64 më të mirave, kur në short përfshihen edhe ekipet e Ligës 1.

Dhe sigurisht, kur një klub amator përballet me një nga superfuqitë e futbollit francez ka dy anë të medaljes. Nga një anë është frika e turpërimit me një goleadë. Por nga ana tjetër, edhe mundësia e rrallë për t’u përballur me disa nga emrat më të njohur në vend.

Duket se këtë të dytën kanë menduar futbollistët e klubit të kategorisë së 6 franceze, US Revel, kur ndoqën shortin e hedhur dje. Shorti i vuri përballë PSG-së dhe lojtarët e skuadrës së vogël shpërthyen në festime të çmendura dhe në kore, duke treguar se nuk shqetësoheshin aspak për ndonjë humbje me goleadë, pasi për një ditë, do të ishin në fushë përballë Mbape me shokë.

revel skuadra e kategorisë së gjashtë kupa e francës psg

Lini një Përgjigje