TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2023, 16:54

Ndërpritet stërvitja e skuadrës italiane, trajneri legjendar pëson atak kardiak

Shkruar nga Pamfleti

Ndërpritet stërvitja e skuadrës italiane, trajneri legjendar

Trajneri i Peskarës, Zdenek Zeman ka pësuar një atak kardiak para stërvitjes së ekipit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Tekniku është shtruar në klinikë teksa gjendja e tij është stabilizuar.

76-vjeçari është larguar menjëherë me ambulancë për në spital, saktësisht në klinikën Pierangeli në Peskara. Sipas meidave italiane bëhet më dije se gjendja shëndetësore e Zeman është stabile, por do të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve.

Këtë mëngjes, përpara seancës së zakonshme stërvitore, zoti Zdenek Zeman pati një sëmundje të lehtë, e cila më vonë u zbulua se ishte një atak i lehtë ishemik kalimtar dhe për këtë arsye u shtrua në spital në klinikën Pierangeli në Peskara. Klubi do të donte të komunikonte se kushtet e trajnerit aktualisht janë të mira dhe të qendrueshme, por ai do të duhet të mungojë për disa ditë për analiza të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë që Peskara luan në Serinë C në Itali dhe aktualisht ndodhet në vendin e 3 me 30 pikë. Zeman dikur ka drejtuar Lacion, Romën dhe Napolin. Ai njihet ndryshe edhe si armiku i betuar i Juventusit.

zdenek zeman trajneri i peskarës

Lini një Përgjigje