TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2023, 15:35

Kombëtarja shqiptare ngre në “piedestal” Silvinjon, braziliani lë pas dy trajnerët kampionë bote

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja shqiptare ngre në “piedestal” Silvinjon,

Silvinjo ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Kombëtaren shqiptare, të cilën arriti ta kualifikonte në Kampionatin Europian pas një fushate kualifikuese fantastike.

Nën drejtimin e trajnerit brazilian, kuqezinjtë arritën të përfundonin në vendin e parë në grup duke i lënë prapa Kombëtaret si Republika Çeke e Polonia, ndërkohë që e siguruan pjesëmarrjen e dytë historike në Europian, pas asaj të vitit 2016.

E kjo punë fantastike e ish-futbollistit të Barcelonës dhe të Mançester Sitit nuk është lënë pa u vërejtur as nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe e Statistikave të Futbollit.

IFFHS ka publikuar listën e 20 trajnerëve më të mirë të vitit 2023 aktualisht, ku ish-përfaqësuesi brazilian zë një vend mjaft të kënaqshëm.

Më saktësisht, Silvinjo e gjen veten në vendin e pestë në këtë listë prestigjioze, duke lënë prapa emra të mëdhenj, përfshirë këtu edhe kampionin e botës me Argjentinën, Lionel Skalonin.

Përpara trajnerit brazilian gjenden vetëm Luis de la Fuente i Spanjës, Stiv Klark i Skocisë, Didier Deshamps i Francës dhe Garet Sauthgejt i Anglisë.

Më poshtë mund të shihni listën e 20 trajnerëve më të mirë të vitit 2023 aktualisht, sipas IFFHS.

Më të mirët e vitit në secilën kategori, kjo e fundit do t’i zgjedhë në fund të muajit janar, si zakonisht, ndërsa juria përbëhet nga anëtarët e IFFHS-së gazetarët sportivë dhe ekspertë të futbollit nga mbi 100 shtete të botës.

Kombëtarja shqiptare ngre në “piedestal” Silvinjon,

 

 

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje