TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2023, 15:45

Milani i ‘falet’ sërish ‘Luanit’, Zlatan Ibrahimoviç rikthehet për të ‘shpëtuar’ kuqezinjtë!

Shkruar nga Pamfleti

Milani i ‘falet’ sërish ‘Luanit’, Zlatan

Skuadra e Milanit po zhvillon një sezon me shumë luhatje në kampionatin Italian, ndërsa diçka e tillë është pasqyruar dhe në Ligën e Kampionëve.

Djemtë e Piolit janë në prag eliminimi nga Champions, ndërsa në kampionat rrezikojnë kupat e evropës për vitin e ardhshëm. Në këtë pikë, kthesa duket e vështirë, ndaj pronari i ekipit ka vendosur të rikthejë yllin suedez Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi i cili vetëm pak muaj më parë vari këpucët në gozhdë, ka vendosur të rikthehet për herë të tretë në San Siro, por tanimë jo si futbollist.

Ai do të jetë këshilltar i pronarit të ekipit Gerry Cardinale. Ish-futbollisti ka marrëdhënie shumë të mira me stafin dhe trajnerin Pioli, me të cilin do të ketë kontakte të drejtpërdrejta në menaxhimin e skuadrës.

Misioni i tij në këtë rikthim është forcimi i marrëdhënieve lojtar-trajner, si dhe sheshimi i mosmarrëveshjes që prej muajsh ka pushtuar kampin kuqezi.

Kujtojmë se që prej shkarkimit të Maldinit, situata tek 7 herë fituesit e Champions nuk është njësoj. Suedezi pritet të rikthejë frymën pozitive në grup, dicka të cilën arrinte ta bënte ne mënyrë perfekte dhe si lojtar, teksa ka fituar 2 herë kampionatin po me Milanin.

ibrahimoviç milan

Lini një Përgjigje