
Roma ka ruajtur vendin e katërt në renditje duke siguruar një barazim të vuajtur përballë Fiorentinës, një rivali direkt që kërkon t’i rrëmbejë këtë pozicion.
Skuadra e Murinjos kaloi shpejt në avantazh me anë të Lukakut dhe krijoi disa mundësi shënimi, por më pas humbi shërbimet e Dibalas për dëmtim dhe vuajti trysninë e miqve.
Këta të fundit gjetën traversën me Bonaventurën dhe pas kartonit të kuq të Zalevskit, barazuan shifrat me Martinez Kuarta. Më pas edhe Lukaku u ndëshkua me të kuq, duke lënë Romën me 9 lojtarë në fundin e ndeshjes, por verdhekuqtë rezistuan dhe morën një pikë që i mban mes katër skuadrave të para në renditjen e Serisë A.
Lini një Përgjigje