TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2023, 16:46

Ndërhyrja brutale ndaj kundërshtarit në ndeshjen Bazel-Grasshopers, Taulant Xhaka pezullohet me dy ndeshje!

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja brutale ndaj kundërshtarit në ndeshjen

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka pushtuar sërish mediat sportive, pas një ndërhyrje të frikshme ndaj kundërshtarit të tij në ndeshjen Bazel- Grasshopers, këtë të shtunë që lamë pas.

Bazel- Grasshopers është një klasike e futbollit zviceran dhe padyshim një ndeshje mjaft e ndezur. Taulant Xhaka doli nga fusha e lojës vetëm 18 minuta pas startit të sfidës ndaj skuadrës së Amir Abrashit.

Mesfushori shqiptar nuk llogariti mirë lëvizjen e tij dhe goditi me takë lart Morandi të skuadrës kundërshtare, duke lënë të dëmtuar këtë të fundit. Gjyqtari nuk kishte dyshime dhe i tregoi menjëherë kartonin e kuq, duke lënë Bazelin me 10 lojtarë që në minutën e 18.

Ky ishte kartoni i parë i kuq për Xhakën në këtë sezon, i 7-i në karrierë për ish-mesfushorin e Kombëtares, i cili është një nga lojtarët më përfaqësues të Bazelit. Për shkak të ndërhyrjes shumë të ashpër, Taulant Xhaka, është bërë subjekt hetimi nga Komisioni i Displinës i Superligës së Zvicrës. Ky komision ka vendosur sot që ta dënojë ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare me dy ndeshje pezullim.

xhaka pezullohet 2 ditë

Lini një Përgjigje