TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2023, 15:59

Futbolli evropian drejt “diktaturës”/ Ceferin kërkon të ndryshojë ‘kushtetutën’ e UEFA-s, për të marrë një  mandat të katërt!

Shkruar nga Pamfleti

Futbolli evropian drejt “diktaturës”/ Ceferin kërkon

Ditët e fundit UEFA-n ndodhet në një kaos total, pasi Aleksandër Ceferin ka shpalosur planin e tij për të qëndruar në krye të këtij organi deri në 2031-in. Sipas tabloidëve britanik numri një i UEFA-s ka kërkuar të ndryshojë statutin gjatë mbledhjes së Komitetiti Ekzekutiv të mbajtur në Hamburg pak ditë më parë.

Ndryshimet thuhet se i përkasin kohëzgjatjes së presidentit në këtë post. Sipas “Daily Mail”-it, Ceferin kërkon të ndryshojë nga tre në katër nenin, i cili kufizon mundësinë e rikandidimit të presidentit në këtë post.

Ceferin së bashku me aleatët e tij ka punuar prej muajsh për këtë plan të shtruar formalisht pak ditë më parë. Sipas planit të sllovenit këto ndryshime duhet të ratifikohen në Kongresin e UEFA-s, i cili do të mbahet në shkurt.

Kundër këtij plani është Dejvid Xhill. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Mançester Junajtid i ka konsideruar këto ide të Ceferin si jo demokratike dhe kundër të mirës së futbollit.

Për të kaluar një propozim të tillë Ceferin i duhen 2/3-at e votave të 55 anëtarëve të UEFA-s në kongresin që do të mbahet në Paris.

ceferin uefa

Lini një Përgjigje