
Të enjten rikthehet Liga e Europës ku do të luajë ndeshjet e vlefshme për raundin e 6 në fazën e grupeve.
Në orën 18:45 do të luhet dueli mes Karabagut dhe Haken, në grupin H. Arbitri kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa asistentët e tij Dojando Myftari dhe Rejdi Avdo. Gjyqtari i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Kështu arbitrat shqiptarë do të gjykojnë Redon Xhixhën, ish-sulmuesin e Tiranës.

Ndërsa në orën 21:00 Atalanta do të sfidojë në transfertë Rakov në grupin D. Kapiteni i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti do të gjykohet nga Enea Jorgji. Asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çoka. Florian Lata do të jetë arbitri i katërt.

Lini një Përgjigje