TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2023, 18:52

Betejë e përjetshme, por në tokën e sheikëve, Mesi sfidon Ronaldon. 13 ‘Topa të Artë’ në fushë për të joshur tifozët

Shkruar nga Pamfleti

Betejë e përjetshme, por në tokën e sheikëve, Mesi

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, dy rivalët e përjetshëm, dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjithë kohërave do të përballen sërish mes tyre, mbase për herë të fundit. Ka qenë klubi i Inter Miamit që ka njoftuar këtë përballje mes dy titanëve, teksa bënë publike axhendën për fazën përgatitore për ndeshjet miqësore. Më 29 janar, Inter Miami do të luajë kundër Al Hilal, por për fat të keq, Mesi nuk do të ketë mundësi të luajë kundër mikut të tij Nejmar, braziliani e ka mbyllur prej kohësh sezonin.

Më pas më 2 shkurt, në Rijad të Arabisë Saudite, do të luhet miqësorja Al Nassr-Inter Miami, Ronaldo vs Messi. 13 “Topa të Artë” në fushë janë një arsye e fortë për të joshur tifozët. Pavarësisht se janë ndarë prej kohësh, Ronaldo-Mesi mbetet një sfidë e përjetshme, ndërsa tifozët kanë luksin t’i shohin edhe një herë kundër njëri-tjetrit.

Betejë e përjetshme, por në tokën e sheikëve, Mesi

lionel mesi kristiano ronaldo

Lini një Përgjigje