
Xhorxho Kielini thotë mjaft. Mbrojtësi i njohur lë futbollin e luajtur në moshën 39-vjeçare. Kampioni i Botës dhe Europës mori këtë vendim pas përfundimit të bashkëpunimit me Los Angeles, ndërsa nuk ka munguar një postim në rrjetet sociale.
“Ishe udhëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës sime. Ke qenë gjithçka për mua. Me ty kam bërë një rrugë unike dhe të paharrueshme. Por tani është koha për të filluar kapituj të rinj, për të përballuar sfida të reja dhe për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës” – shkruajti ai.
???????????? Italian legend Giorgio Chiellini has decided to retire from professional football with immediate effect.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 12, 2023
One of the best centre backs of the last decade. Pure leadership, serial winner, top guy.
Good luck with your future, @Chiellini ???????????? pic.twitter.com/oS31HRsyuK
Kielini ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës te Juventusi, sakaq në fillimet e tij ka veshur edhe fanelën e Fiorentinës. Shifrat janë të qarta, plot 23 sezone në nivele të larta dhe plot 117 ndeshje me Italinë. Kielini fitoi nëntë tituj të Serinë A me Juventusin dhe gjithashtu ishte kapiten i Italisë në triumfin e tyre në “EURO 2020” në “Wembley”, ku mposhtën Anglinë me penallti në finale.
Por “ikona” e njohur me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e botës së futbollit, ku pritet të bashkohet me ndonjë klub për të marrë ndonjë rol drejtues.
You have been the most beautiful and intense journey of my life.
— Giorgio Chiellini (@chiellini) December 12, 2023
You have been my everything. With you I have travelled a unique and unforgettable path.
But now it is time to start new chapters, face new challenges and write further important and exciting pages of life. pic.twitter.com/IjHDDE4jMe
Lini një Përgjigje