TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2023, 20:39

Anglezët kërkojnë të zhdukin “diktaturën” e Ceferin, prezantojnë kandidatin rumun për kreun e ri të UEFA-s

Shkruar nga Pamfleti

Anglezët kërkojnë të zhdukin “diktaturën” e

Razvan Burleanu ka një mbështetje të rëndësishme për t'u bërë presidenti i ri i UEFA-s, pozicioni aktual i Aleksander Ceferin, raporton “pavarur.co.uk”. Edhe pse  rregullorja aktuale nuk e lejon atë të marrë një mandat të ri, slloveni nuk do të dorëzohet.

Në kontekstin se ka një mendim shumë të mirë për presidentin aktual të Federatës Rumune të Futbollit, britanikët bëjnë të ditur se rumuni ka shans të zërë vendin e Ceferin:

“Ai shihet si një administrator i shkëlqyer dhe i përgjegjshëm, duke u rritur i lidhur me futbollin, si djali i ish-futbollistit të njohur Xhorxh Burleanu”.

Ceferin dhe aleatët e tij po përgatisin planet, që në një takim të Komitetit Ekzekutiv përpara shortit të “EURO 2024”, të ndryshojnë statutin e UEFA-s, në mënyrë që 56-vjeçari slloven të mund të shërbente më shumë se një mandat të tretë.

Kjo do të bënte që Ceferin të qendronte në pushtet për 15-vjet, pasi zëvendësoi Mishel Platinin, i cili u shkarkua pas ndalimit të tij katërvjeçar nga futbolli për një pagesë jozyrtare nga ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blatter.

Kuptohet që shumë prej të përfshirëve në këtë proces, tani e shohin Burleanun si zgjedhjen më të mirë, thuhet në burimin e mësipërm.

Lexo edhe:

https://pamfleti.net/sport/futbolli-evropian-drejt-diktatures-ceferin-kerkon-te-ndryshoje-kushtetuten-i202625

 

razvan burleanu uefa aleksandër ceferin

Lini një Përgjigje