TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2023, 16:44

Sarkozi i përgënjeshtron të gjithë, Nuk kam ndikuar te Kilian Mbape, me Florentino Perez jam mik

Shkruar nga Pamfleti

Sarkozi i përgënjeshtron të gjithë, Nuk kam ndikuar te

Nikolas Sarkozi, ish-presidenti i Francës, foli mbi ndërhyrjen e tij të supozuar në vendimin e Kilian Mbape për të qendruar te PSG dhe për të rinovuar kontratën e tij në maj të vitit 2022, në vend që të largohej te Reali i Madridit. Sarkozi e konfirmoi këtë në një intervistë për “Espejo Público”, në “Antena 3”.

Suzana Griso, drejtuese e programit, ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë në pyetjen e saj: “Si e binde Mbapenë të qendronte në Francë?” Sarkozi, pasi buzëqeshi hapur, theksoi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë: “Jo, nuk kam pasur asnjë ndikim. Unë nuk e kam luajtur atë rol”.

Është apo jo e vërtetë, ai u shpreh shumë i lumtur që ylli i PSG-së nuk shkoi te “Los Blancos”: “E njoh mirë Florentino Perezin dhe e admiroj, por Mbape qrndroi në Paris. Pse? Kjo nuk është e rëndësishme. Fakti është se ai qendroi. Unë isha i lumtur që ai qendroi. Reali i Madridit është ekipi më i mirë në botë, është një shembull”.

Më 21 maj 2022, Mbape e anuloi vendimin e tij për t’u larguar nga PSG dhe transferuar te Reali i Madridit. Në fakt, ai përfundoi duke rinovuar me parizienët. Askush nuk e priste këtë veprim të tij, në të cilin u spekulua se ishin përfshirë shumë aktorë, llogarit edhe politikanë të rangut të lartë.

Nga ana tjetër, ish-presidenti francez deklaroi se nuk e di të ardhmen e yllit francez: “Unë nuk jam zëdhënësi i Kilian. E njoh, e vlerësoj, por vetëm kaq”.

nikolas sarkozi ish-presidenti i francës kilian mbape

Lini një Përgjigje