
E çuditshme por e vërtetë. Nuk ka kaluar pa u vënë re episodi interesant që ka përfshirë gjyqtarin Sandro Sharer në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në “San Siro” mes Interit dhe Real Sociedad, e vlefshme për raundin e fundit të fazës së grupeve të Champions League.
Arbitri zviceran shënonte në dorë lojtarët që u ndëshkuan me karton të verdhë. Ai ndërtoi një tabelë, në njërën anë (I) kishte kuptimin e Interit, e në anën tjetër (RS) për Sociedadin. Natyrisht, shkruheshin numrat e tyre që kanë mbi shpinë.
Pamjet janë bërë virale dhe kanë marrë shumë shpërndarje. Sa i takon futbollistëve të ndëshkuar, Zubeldia dhe Zakharyan u “zverdhën” në pjesën e parë. Nuk mbetën pa u ndëshkuar as japonezi Kubo, Elustondo, sakaq i vetmi në krahun tjetër që u paralajmërua ishte Lautaro.
Inter-Real Sociedad, l'arbitro si scrive sulle mani il tabellino. VIDEO#SkySport #SkyUCL #UCL #InterRealSociedad https://t.co/7vjy28dfQP
— skysport (@SkySport) December 13, 2023
Lini një Përgjigje