
Grupi G mbyll dy ndeshjet që luheshin për statistikë, kualifikohen Siti dhe Lajpcigu, Jang Bojs siguron Ligën e Europës
Mançester Siti triumfoi 2-3 ndaj Crvena Zvezdës, në ndeshjen e fundit të grupeve të Champions League. Pjesa e parë përfundoi në favor të “Qytetarëve”, pas golit të 20-vjeçarit Hamilton në minutën e 19.
Në minutën e 62, Bob dyfishoi shifrat, duke siguruar kështu fitoren. Huang ngushtoi shifrat, çerek ore nga fundi. Pak minuta para vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, Filips shndërroi në gol një penallti.
Kjo sfidë kishte ende për të prodhuar, pasi Katai “vulosi” shifrat në 2-3. Kampionët në fuqi të drejtuar nga Pep Guardiola koleksionojnë kështu pikët e plota, plot 18 pikë në 6 ndeshje dhe gjithashtu edhe vendin e parë.
Sukses edhe për Lajpcigun. Skuadra gjermane kalon më tej si vend i dytë, pas fitores 2-1 ndaj Jang Bojsit. Në grupin G, janë këta të fundit që “përqafojnë” Ligën e Europës.
Lini një Përgjigje