
Fituesi i “Tripletës” me Interin në sezonin 2009-2010, Ueslej Shnajder, ka dhënë së fundmi një deklaratë shokuese për “Voetbal”, duke u shprehur se nuk e mendon dot se një grup lojtarësh me meshkuj të kenë një trajnere femër.
“Është diçka që mund të ndodh, por unë mendoj se po i ekzagjerojmë pak gjërat. Ndoshta disa gjëra kanë ndryshuar. Në dhomat e zhveshjes, unë kurrë nuk mund ta mendojë që të drejtohem nga një femër. Nuk kam asgjë kundër grave dhe vajzave, le të jemi të qartë për këtë gjë, thjesht mendoj se ndoshta ne po çmendemi pak”, ishin fjalët e ish-mesfushorit holandez.
Lini një Përgjigje