
Skuadrat e futbollistëve shqiptarë fituan pa probleme në ndeshjet e fundit në grupe në Ligën e Europës. Berat Gjimshiti nuk luajti sot për shkak dëmtimi, por Atalanta bëri formalitetin në transfertë duke fituar në shifrat 4-0 ndaj Rakou. Qazim Laçi dhe Sparta e Pragës patën një mbrëmje të shkëlqyer në Selanik, ku mposhtën ekipin e Arisit në shifrat 3-1. Mesfushori i Kombëtares dha një asist në këtë takim për Spartën e Pragës.
Në grupin A, Uest Hemi dhe Frajburgu vijojnë në Ligën e Europës, ndërsa Olimpiakosi kalon në Ligën e Konferencës. Në grupin B, Brajtoni dhe Marseja e kishin siguruar me kohë kualifikimin në Ligën e Europës, ndërsa Ajaksi mori një fitore me vlera që e kualifikon në Ligën e Konferencës. Në grupin C Rejnxhërs dhe Sparta e Pragës siguruan kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Europës, ndërsa Betis me humbjen zbriti në Ligën e Konferencës. Në grupin D Atalanta dhe Sportingu vazhdojnë rrugën në Ligën e Europës, ndërsa polakët e Rakou do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës.
Në Ligën e Konferencës kualifikohen skuadra si Bryzhi, Bodo-Glimt, Lilë apo Slovan Bratislava. Nuk mund të lihen pa përmendur Makabi i Tel Avivit apo edhe belgët e Gent.
Lini një Përgjigje