TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2023, 17:38

Armando Sadiku “gatuan” golin, sulmuesi kuqezi nuk ka të ndalur në kampionatin indian

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku “gatuan” golin, sulmuesi kuqezi nuk ka të ndalur

Armando Sadiku vazhdon që të jetë një nga lojtarët kyç në Indi me fanelën e Mohun Bagan. Në ndeshjen që skuadra e tij po luan momentalisht dhe po fiton me rezultatin 1-2 përballë North East Utd, Sadiku është shfaqur protagonist në një nga golat.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka asistuar në golin e dytë që ekipi i tij ka shënuar. Pasi mori një krosim mjaft të bukur, Sadiku ‘fluturoi’ duke goditur topin me kokë dhe duke e pasuar tek Kumings, me këtë të fundit që tundi rrjetën.

armando sadiku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje