
Partizani i Beogradit ka marrë një tjetër fitore në Euroligë, teksa basketbollistët e ekipit serb arritën që të fitonin me shifrat 93-85 kundër Zalgiris në transfertë. Salla u mbush plot, por në Vilnius të Lituanisë gjetën një mënyrë si të evitonin zhurmën e ardhur nga serbët.
Organizatorët i shpërndanë tifozët serbë në grupe të vogla dhe nuk i lejuan që të ishin në të njëjtën tribunë. Për këtë arsye, brohoritjet e tyre nuk u dëgjuan fare në sallë pasi ishin të shpërndarë.
Por ky nuk ishte problemi i vetëm i tifozëve të Beogradit. Ata u mposhtën vetëm nga Ballistët e Tetovës. Tifogrupi shqiptar i Tetovës u përplas me tifozët serb dhe arritën që t’ia merrnin flamurin që tifozët e Partizanit të Beogradit kishin me vete.
Më pas Ballistët pozuan me të duke e kthyer përmbys. Në gjuhën e tifogrupeve, kjo quhet fitore dhe një ulje e madhe për kundërshtarin ose më saktë…çnderim.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje