TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2023, 17:18

Ylber Ramadani gjen golin e parë në Serinë A, mesfushori shqiptar rikthen Leçen te suksesi

Shkruar nga Pamfleti

Ylber Ramadani gjen golin e parë në Serinë A, mesfushori shqiptar

Ylber Ramadani protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar gol me Leçen, në ndeshjen e Serisë A ndaj Frosinones së Çunit dhe Ibrahimoviç. Në fundin e sfidës, teksa rezultati ishte 1-1, Ramadani “tundi rrjetën”. Sa i takon shifrave,  goli i parë sezonal për të vjen pas 14 ndeshjesh kampionat.

28-vjeçari, në javët e para të edicionit ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën, duke u kthyer në një lojtar kyç të skemave të trajnerit italian, D’Aversa.

Goli i tij i dha fitoren Leçes, skuadër që kërkon sa më shpejt të jetë e mundur të mbyllë llogaritë sa i takon çështjes së mbijetesës. Në fakt, ky është suskesi i parë për ekipin që prej 22 shtatorit, ndaj Xhenoas.

leçe frosinone seria a ylber ramadani

Lini një Përgjigje