
Indrit Tuci vazhdon të jetë protagonist me fanelën e Lokomotivës së Zagrebit në elitën e futbollit kroat. Tuci është një nga pikat kyçe në repartin e sulmit në ekipin ku aktivizohet dhe diçka të tillë e faktoi dhe sot.
Në ndeshjen që Lokomotiva po luan përballë Istras, pjesa e parë e së cilës është mbyllur 1-0 në favor të ekipit të shqiptarit. Është pikërisht ky i fundit që asistoi në golin e vetëm të kësaj sfide deri më tani.
Ishte Tuci në minutën e 43 të sfidës, i cili pasoi tek Gorican, me këtë të fundit që me portën e boshatisur e dërgoi topin në rrjetë pa problem.
Deri më tani, Tuci ka shënuar 6 gola, teksa ka asistuar 4 herë për shokët e ekipit.
Lini një Përgjigje