TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2023, 16:30

Dhunë në Kategorinë e Parë/ Goditet në fushë gjyqtari i ndeshjes Tomori-Vora (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhunë në Kategorinë e Parë/ Goditet në fushë

Kategoria e Parë zhvilloi sot ndeshjet e javës së 16. Në Berat, Tomori vendas u mund 0-1 nga Vora. Dueli u shoqërua nga tensioni. Në minutën e 14 të sfidës, arbitri kryesor Sokol Bebja u sulmua dhe u dhunua nga vendasit.

Gjithçka erdhi pas kartonit të kuq për Beçkën, me këtë të fundit u ndëshkua më herët me të verdhë. Kaq mjaftoi që protestat për arbitrin të ishin më të ashpra dhe një person i futur nga stoli i vendasve goditi arbitrin.

Në pamje duket dhuna dhe presioni ndaj kryesorit, teksa vetë arbitri nxori nga xhepi edhe një tjetër karton të kuq për Sharavollin në minutën e 16, duke lënë vendasit me dy lojtarë më pak. Pas pesë minutave ndërprerje, sfida vijoi normalisht.

 

tomori vora kategoria e parë

Lini një Përgjigje