TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2023, 15:42

Partizani “abonohet” me barazimin, të kuqtë harrojnë shijen e fitores dhe ndalen nga Kukësi në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Partizani “abonohet” me barazimin, të kuqtë harrojnë

Java e 17 e Abissnet Superiore nis me një barazim. Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit është mbyllur me rezultatin 1-1 dhe bën që kampionët e Shqipërisë të "abonohen" me 'X', ku kanë 6 ndeshje që nuk "nuhasin" shijen e fitores.

Vendasit kaluan të parët në avantazh. Topi mbeti në zonë dhe gjeti Beshirajn, i cili e dërgoi drejt rrjetës.

2 minuta më vonë, “Demat” gjetën golin e barazimit. Antanaskoski krosoi drejt zonës dhe Mensah goditi me kokë duke e dërguar drejt rrjetës.

Në sekondat e fundit u akordua penallti me VAR për Partizanin. Pati tension në fushë, teksa hyjnë edhe tifozët. U deshën mbi 5 minuta të ekzekutohej penalltia, por Murataj goditi traversën.

Me këtë barazim, Partizani renditet në vendin e 2 me 32 pikë, ndërsa Kukësi mban vendin e 7 me 18 pikë.

kukësi partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje