TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 21:28

La Gjermaninë për Shqipërinë, mesfushori shqiptar nën shënjestrën e klubeve të njohura kroate

Shkruar nga Pamfleti
La Gjermaninë për Shqipërinë, mesfushori shqiptar nën
enis shabani

Mesfushori Enis Shabani pritet të jetë një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos së verës, pasi disa klube të njohura të kampionatit kroat kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

23-vjeçari, i cili në fillim të sezonit u largua nga Mainci në Gjermani për t’iu bashkuar Vukovarit, ka spikatur me paraqitjet e tij në elitën kroate. Pavarësisht se skuadra e tij rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, performanca individuale e Shabanit ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve rivale.

Sipas raportimeve të “Index.hr”, klubet Slaven Belupo, Osijek, Istra, Gorica, Lokomotiva Zagreb dhe Rijeka janë të interesuara për transferimin e mesfushorit gjatë verës. Një lëvizje e tillë do të përbënte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Në aspektin ndërkombëtar, Shabani ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Gjermanisë, por më pas zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë U21, me të cilën ka zhvilluar disa ndeshje në kualifikueset e Europianit. Një transferim në një klub më konkurrues në Kroaci mund të rrisë shanset e tij për t’u ftuar në të ardhmen në Kombëtaren A të Shqipërisë.

enis shabani mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje