TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 18:53

Barcelona drejt titullit kampion, Florentino Perez nuk udhëton në “Camp Nou” për ‘El Clasico’

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona drejt titullit kampion, Florentino Perez nuk udhëton në

Barcelona është vetëm një hap larg sigurimit të titullit kampion, i cili mund të vuloset këtë të dielë në përballjen e shumëpritur ndaj madrilenëve. “El Clasico”, që do të luhet në stadiumin “Camp Nou” do të nisë në orën 21:00 dhe pritet të ketë peshë vendimtare për fatin e kampionatit.

Megjithatë, vetëm pak ditë përpara kësaj supersfide, në mediat sportive po qarkullojnë raportime se presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk do të jetë i pranishëm në Barcelonë. Sipas këtyre raportimeve, mungesa e tij lidhet me mundësinë që një fitore apo edhe një barazim i Barcelonës në këtë ndeshje do t’i siguronte titullin katalanasve.

Plani është i qartë, Florentino nuk do të udhëtojë drejt Barcelonës”, është shprehur gazetari Josep Pedrerol për “El Chiringuito TV”, duke shtuar më tej spekulimet mbi vendimin e kreut të klubit madrilen.

Nëse konfirmohet, kjo do të përbënte një situatë të pazakontë për Realin e Madridit, pasi Perez rrallëherë mungon në ndeshje të një rëndësie kaq të madhe. Zhvillimet e fundit sugjerojnë një klimë të ngarkuar me tension dhe presion, që duket se prek jo vetëm skuadrën, por edhe drejtuesit më të lartë të klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? HERE WE GO ???? (@liveherewego)

florentino perez presidenti i realit "el clasico"

Lini një Përgjigje