Përveç pasigurisë për një sezon pa trofe, trajneri Arbeloa po përballet me një klimë të tensionuar brenda skuadrës. Raportimet e fundit nga media të ndryshme hedhin dritë mbi disa incidente dhe mosmarrëveshje që, sipas tyre, kanë ekzistuar prej kohësh dhe tashmë po dalin në publik.
Një nga rastet më të përfolura lidhet me mesfushorin Dani Sebajos. Sipas deklarimeve të tij, ai i ka kërkuar trajnerit që të mos ketë asnjë marrëdhënie me të, pas një bisede private mes tyre. Nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e kësaj bisede apo arsyet e prishjes së raportit.
Një tjetër çështje që raportohet ka të bëjë me sjelljen e Kilian Mbape. Sipas burimeve mediatike, disa bashkëlojtarë janë shprehur të lodhur nga qendrime që konsiderohen jo plotësisht profesionale. Mes tyre përmendet një udhëtim në Kaljari, i kryer pavarësisht një dëmtimi dhe në prag të një ndeshjeje të rëndësishme për ekipin.
Tensionet duket se kanë arritur kulmin me një incident të raportuar nga Onda Cero. Sipas këtij burimi, mbrojtësi Antonio Rudiger ka goditur me shpullë bashkëlojtarin Alvaro Karreras në dhomën e zhveshjes në Valdebebas. Ngjarja thuhet se ndodhi për shkak të disa sjelljeve që nuk i pëlqyen Rudigerit. Lojtarët janë ndarë menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës.
Po sipas raportimeve, Karreras kishte qenë më herët nën vëzhgim nga trajneri Arbeloa për sjellje që konsideroheshin joprofesionale. Nuk specifikohen rastet konkrete që kanë çuar në këtë vlerësim.
Lini një Përgjigje