TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 16:11

Olimpiku i Marsejës në shënjestrën e UEFA-s, skuadra franceze rrezikon sanksione të rënda për shkak të krizës financiare

Shkruar nga Pamfleti
Olimpiku i Marsejës në shënjestrën e UEFA-s, skuadra
olimpiku i marsejës

Situata e Olimpikut të Marsejës vijon të përkeqësohet, teksa klubi përballet me probleme serioze në respektimin e marrëveshjes së arritur me UEFA në vitin 2022. Mosbalancimi financiar dhe humbjet e akumuluara e kanë vendosur klubin nën presionin e sanksioneve të mundshme.

Në vitin 2022, ekipi francez u ndëshkua nga UEFA me një gjobë prej 2 milionë eurosh, nga të cilat 1.7 milionë mbetën pezull. Kjo marrëveshje synonte t’i jepte klubit mundësinë të shmangte ndëshkime më të rënda, me kusht që të përmirësonte bilancin financiar dhe të respektonte rregullat e “Fair Play Financiar”.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, ky objektiv nuk është arritur. Marrëveshja parashikonte një kufi deficiti prej 60 milionë eurosh, por klubi rezulton shumë larg këtij standardi.

Në tre sezonet e fundit, Marseja ka akumuluar humbje rreth 157 milionë euro. Të dhënat fiskale tregojnë një trend shqetësues, duke shtuar rrezikun për ndërhyrje nga UEFA.

UEFA ka paralajmëruar mundësinë e sanksioneve të rënda. Mes masave të mundshme përmenden:

1-Përjashtimi nga kompeticionet europiane

2-Sanksionet ekonomike

3-Bllokimi i merkatos për disa sesione

Një faktor që mund të zbusë ndëshkimin është rënia e të ardhurave nga të drejtat televizive, megjithatë kjo mbetet e paqartë.

Edhe nëse Marseja nuk arrin të kualifikohet në Kupat e Europës këtë sezon, një sanksion eventual do të mbetej pezull dhe do të zbatohej në momentin e kualifikimit të ardhshëm. Kjo do të përbënte një goditje të rëndë për të ardhmen sportive dhe financiare të klubit.

Deri më tani, sipas mediave franceze, Olimpiku i Marsejës ka refuzuar të komentojë mbi situatën.

olimpiku i marsejës skuadra franceze uefa

Lini një Përgjigje