TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 16:33

Shpërthen çështja Mbape te Reali, tifozët madrilenë krahasojnë sulmuesin francez me Hitlerin

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen çështja Mbape te Reali, tifozët madrilenë
kilian mbape-adolf hitler

Një postim i zakonshëm i Realit të Madridit në rrjetin social X është kthyer në burim polemikash për klubin dhe Kilian Mbape. Të hënën, “Los Blancos” publikoi një video të shkurtër nga stërvitja e paradites, në kuadër të përgatitjeve për “El Clasico”-n e së dielës, një ndeshje që mund t’i sigurojë matematikisht titullin Barcelonës.

Në pamje nuk kishte elementë të pazakontë, por reagimet e tifozëve morën vëmendje të veçantë.

Nën postim, qindra tifozë të Realit kanë shprehur pakënaqësi ndaj Mbape, i cili ndodhet në qendër të kritikave ditët e fundit. Një nga arsyet lidhet me udhëtimin e tij në Itali, ku ai u pa në Kaljari në shoqërinë e partneres së tij, Ester Ekspozito.

Sulmuesi francez është i dëmtuar që prej 24 prillit. Sipas raportimeve, ai u kthye në Spanjë vetëm pasditen e së dielës, duke mbërritur në Barcelonë pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Espanjolit dhe Realit të Madridit, ku e ndoqi takimin nga tribuna.

Ky veprim nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve, ndërsa sipas raportimeve mediatike, ka shkaktuar pakënaqësi edhe brenda klubit. Gazeta franceze “L’Equipe” pretendon se Mbape mban marrëdhënie më të afërta vetëm me lojtarët francezë të skuadrës.

Në një sezon që shihet si zhgënjyes për Realin e Madridit, me titullin që konsiderohet pranë Barcelonës, kritikat ndaj lojtarit janë shtuar edhe më tej në rrjetet sociale. Në disa raste, reagimet kanë kaluar kufijtë e etikës, duke përfshirë krahasime ekstreme dhe të papranueshme.

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje