TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 17:42

Dështoi në finalen e Champions League përballë Realit, ish-trajneri i Dortmundit firmos me skuadrën spanjolle

Shkruar nga Pamfleti
Dështoi në finalen e Champions League përballë Realit,
edin terziç

Klubi spanjoll Atletik Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri, me Edin Terziç që do të marrë drejtimin e ekipit bask për dy sezonet e ardhshme. Tekniku gjerman do të zëvendësojë Ernesto Valverden, ndërsa prezantimi i tij pritet të bëhet në fillim të sezonit të ri futbollistik.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Terziç ka firmosur një kontratë që e mban në krye të skuadrës deri më 30 qershor 2028. Marrëveshja parashikon drejtimin e ekipit të parë të meshkujve për një periudhë dyvjeçare.

Periudha e fundit e Terziç në pankinë ishte me Borusian e Dortmundit, ku qendroi deri në verën e vitit 2024. Gjatë drejtimit të klubit gjerman, ai arriti të fitojë Kupën e Gjermanisë në vitin 2021 dhe të çojë ekipin në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2024, ku u mposht nga Reali i Madridit.

Në deklaratën e publikuar, Atletik Bilbao konfirmon marrëveshjen duke theksuar se trajneri gjerman do të prezantohet zyrtarisht në fillim të sezonit të ri, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij dhe në drejtimin e klubit bask.

Edin Terziç do të jetë trajneri i ri i Atletik Bilbaos. Trajneri gjerman do të prezantohet zyrtarisht në fillim të sezonit të ri. Edin Terziç ka rënë dakord të bëhet trajneri i ekipit të parë të meshkujve të Atletik për dy sezonet e ardhshme, duke nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2028”, thuhet në deklaratën e klubit spanjoll.

atletik bilbao edin terziç skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje