TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 16:55

“Ndizet lufta” para supersfidës Bajern-PSG, kampionët e Europës ndryshojnë hotelin për faj të Vinsent Kompani

Shkruar nga Pamfleti
“Ndizet lufta” para supersfidës Bajern-PSG, kampionët e
luis enrike-vinsent kompani

Gjysmëfinalja e kthimit në Champions League mes Bajernit të Mynihut dhe PSG-së ka nisur të prodhojë tension që përpara fillimit zyrtar të ndeshjes. Takimi i planifikuar për më 6 maj në “Allianz Arena” pritet të jetë i hapur dhe spektakolar, pas fitores 5-4 të PSG-së në ndeshjen e parë, një rezultat që lë gjithçka në lojë për kualifikimin.

Megjithatë, përballja mes dy skuadrave nuk po zhvillohet vetëm në fushë. Një çështje logjistike është kthyer në një betejë psikologjike mes klubeve. PSG kishte planifikuar të qendronte në “Infinity Hotel” në Mynih, i njëjti hotel ku ishte akomoduar edhe një vit më parë, në prag të finales së Champions League që e fitoi bindshëm 5-0 ndaj Interit. Për drejtuesit dhe lojtarët parisienë, kjo zgjedhje lidhej edhe me një ndjenjë supersticioni, pasi hoteli konsiderohej “fatlum”.

Por kjo kërkesë hasi në kundërshtimin e prerë të Bajernit. “Infinity Hotel” shërben tradicionalisht si baza e skuadrës gjermane për ndeshjet në shtëpi, për shkak të afërsisë me stadiumin. Trajneri Vinsent Kompani dhe drejtuesit e klubit bavarez refuzuan të lironin ambientin.

Është qyteti ynë. Ne qëndrojmë këtu. Nuk e lëshojmë hotelin tonë,” raportohet të ketë qenë qendrimi i kampit gjerman, duke e shndërruar situatën në një duel nervash përpara sfidës vendimtare.

Si pasojë, PSG-ja u detyrua të rishikojë planet dhe do të akomodohet në “Andaz Hotel”, një alternativë e përshtatshme nga ana logjistike, por që nuk mbart të njëjtën simbolikë për skuadrën franceze.

Në kampin parizien, kujtimet nga qendrimi i mëparshëm në “Infinity Hotel” mbeten të freskëta, pasi lidhen me një nga sukseset më të mëdha në historinë e klubit. Trajneri Luis Enrike dhe skuadra kishin shprehur më herët kënaqësinë për kushtet dhe ambientin e ofruar nga ai hotel.

psg bajern mynih champions league

Lini një Përgjigje