TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 18:25

“Nuk është lamtumirë e thjeshtë”, Edlir Tetova reagon për herë të parë pas largimit nga Egnatia: Një pjesë e zemrës mbetet aty

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk është lamtumirë e thjeshtë”, Edlir Tetova

Edlir Tetova nuk është më trajner i Egnatias, duke i dhënë fund bashkëpunimit me skuadrën rrogozhinase pas një periudhe të suksesshme në krye të saj.

Ish-tekniku i kampionëve të Shqipërisë ka reaguar për herë të parë publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë reflektime mbi eksperiencën e tij me ekipin. Në mesazhin e tij, Tetova ka shprehur mirënjohje të thellë për klubin dhe të gjithë bashkëpunëtorët, duke theksuar momentet e veçanta të përjetuara gjatë drejtimit të skuadrës.

Gjatë qëndrimit të tij në krye të ekipit rrogozhinas, Egnatia arriti të ngjitet në majën e futbollit shqiptar, një sukses që shënon një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e klubit. Tetova e cilësoi këtë rrugëtim si një përvojë të paharrueshme, duke vlerësuar kontributin e lojtarëve dhe stafit.

Statusi i Edlir Tetovës:

Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë… Më duhet të them ‘lamtumirë’ KF Egnatia, vendi që nuk ka qenë thjesht klub për mua, por një pjesë e jetës sime, e zemrës sime e shpirtit tim sportiv, aty ku fitova gjithçka.

KF Egnatia është vendi ku kam përjetuar emocione të forta, ditë të bukura dhe të vështira, fitore që do t’i mbaj mend gjatë… dhe sfida që më kanë forcuar si trajner dhe si njeri.

Faleminderit presidentit Demrozi dhe drejtorit Zenelaj për besimin, stafit për punën e palodhur, lojtarëve për sakrificën dhe përkushtimin, dhe tifozëve që nuk reshtën kurrë së besuari te kjo skuadër.

Nuk është një ‘lamtumirë e thjeshtë’… është një pjesë e zemrës që mbetet aty. Egnatia do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Me mirënjohje të pafund…

P.S Nuk ka shumë rëndësi çfarë mendojnë njerëzit kur vjen, por është shumë më e rëndësishme çfarë mendojnë kur largohesh”, ka shkruar Tetova.

“Nuk është lamtumirë e thjeshtë”, Edlir Tetova

edlir tetova ish-trajneri i egnatias

Lini një Përgjigje