TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 20:04

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë, Enkileda Carja i dhuron Shqipërisë 2 medalja të bronzta në peshëngritje

Shkruar nga Pamfleti
“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,
enkileda carja

Shqipëria ka siguruar dy medalje në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Ismailia, falë paraqitjes së Enkileda Carjas. Sportistja 18-vjeçare garoi në kategorinë 69 kg, ku arriti të ngjitet dy herë në podium, duke shënuar një tjetër rezultat pozitiv për sportin kuqezi.

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

Nën drejtimin e trajneres Eglantina Kalemi, Carja demonstroi nivel të lartë në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare. Paraqitja e saj në Egjipt konsiderohet vijimësi e rezultateve të mira të mëparshme, ndërsa së fundmi ajo është vlerësuar edhe me çmimin “Ylli në ngjitje” i Europës.

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

Gjatë garës, sportistja shqiptare u dallua për qetësinë dhe saktësinë në ngritje, duke përfaqësuar Shqipërinë në arenën botërore. Medaljet iu dorëzuan nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, në një moment që u cilësua si krenari për delegacionin shqiptar.

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

Sipas Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ky rezultat është një tjetër sinjal pozitiv për zhvillimin e këtij sporti në vend.

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

Ky sukses është dëshmi e punës së vazhdueshme dhe vizionit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për zhvillimin e talenteve të reja, si dhe një sinjal i qartë se Shqipëria po ndërton kampionë për të ardhmen. Rruga vazhdon dhe Shqipëria vazhdon të ngrejë lart flamurin e saj në arenën ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Federatës.

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

“Ylli në ngjitje” i Europës nderon Shqipërinë,

enkileda carja peshëngritësja shqiptare

Lini një Përgjigje