TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2026, 19:19

Të gjithë për zgarë te Hysaj, mbrojtësi kuqezi shtron drekë me ekipin për t’i dhënë lamtumirën bardhekaltërve

Shkruar nga Pamfleti

Të gjithë për zgarë te Hysaj, mbrojtësi kuqezi shtron

Elseid Hysaj pritet të mbyllë aventurën e tij me Lacion në fund të këtij sezoni, teksa kontrata me klubin bardhekaltër po shkon drejt përfundimit dhe nuk parashikohet rinovim. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare duket se ka vendosur ta përshëndesë ekipin në një mënyrë të veçantë dhe simbolike.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Hysaj po organizon në javët në vijim një drekë për të gjithë skuadrën, e cila do të zhvillohet në ambientet e qendrës stërvitore në Formelo. Bëhet fjalë për një organizim informal me zgarë të hapur, si një mënyrë për të kaluar kohë së bashku me shokët e ekipit dhe për të shënuar fundin e një kapitulli profesional.

Të gjithë për zgarë te Hysaj, mbrojtësi kuqezi shtron

Hysaj iu bashkua Lacios në verën e vitit 2021 dhe, pas pesë sezonesh me fanelën bardhekaltër, po përgatitet të largohet. Në dy sezonet e fundit, roli i tij në skuadër ka qenë më i kufizuar, duke u lënë shpesh jashtë planeve të trajnerëve. Megjithatë, ai ka mbetur një figurë e respektuar brenda grupit, çka reflektohet edhe në këtë iniciativë për të përmbyllur marrëdhënien me klubin në një frymë bashkëpunimi.

 

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares lacio

1 Komente

  1. T
    Tony

    Cfare kellire malok, bjond prej Brazili. Nuk e di pse shpenzoni kohen me keta birbo pordhace injorante?

    Lini një Përgjigje